Ish-lojtari i Sevillës nënshkruan me Kukësin

Futboll

Ish-lojtari i Sevillës nënshkruan me Kukësin

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:20
Ish-lojtari i Sevillës nënshkruan me Kukësin

Kukësi njofton se ka firmosur me mesfushorin Pablo De Lucas.

Futbollisti 34-vjeçar ka nënshkrur këtë të premte kontratë njëvjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër sezon.

De Lucas vjen te Kukësi pasi ka fituar përvojë të madhe në klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Arges në kampionatin rumun.

Mesfushori spanjoll e ka nisur karrierën te Sevilla, në Spanjë, duke debutuar edhe në La Liga, por ka luajtur edhe me ekipe si Gijoni, Real Murcia, Alaves, Rayo Vallecano apo edhe Xanthi në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat