Tragjedia e ndodhur për djalin e legjendës së futbollit

Futboll

Tragjedia e ndodhur për djalin e legjendës së futbollit

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 18:56
Tragjedia e ndodhur për djalin e legjendës së futbollit

Një ngjarje tronditëse ka prekur familjen e legjendës gjermane Michael Ballack, teksa djali i tij 18 vjeçar u nda përfundimisht nga jeta ditën e djeshme.

Emilio ishte duke udhëtuar me një motor me katër rrota dhe si pasojë e një aksidenti ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në Troia, në periferi të Lisbonës, ku familja Ballack ka në pronësi të saj një vilë.

“Aksidenti ndodhi brenda pronës së familjes. Personi që drejtonte këtë mjet nuk gjendej në një rrugë publike dhe ishte i vetmi i përfshirë në aksident”, janë fjalët e policit Horge Santos për “Daily Mail”, duke treguar detajet e ngjarjes së rëndë.

Sipas asaj që u raportua në media, mjeti me katër rrota ka rënë mbi Emilion duke i kushtuar shtrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat