​Kështu e përshëndetën bashkëlojtarët Lionel Messin pas njoftimit për largimin nga Barcelona

Futboll

​Kështu e përshëndetën bashkëlojtarët Lionel Messin pas njoftimit për largimin nga Barcelona

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 12:50
Messi

Njoftimi i lëshuar nga Barcelona se Lionel Messi nuk do të jetë pjesë e klubit për shkak të problemeve financiare të klubit nuk u prit mirë nga bota e futbollit e aq më tepër nga tifozët e Barcelonës si dhe bashklojtarët e tij në “Camp Nou”.

Ylli argjentinas raportohet se do të transferohet në Paris-Saint-Germain derisa kanë filluar tashmë fjalët përshëndetëse dhe lamtumire nga shokët e Messit në Barcelonë, përcjellë KosovaPress.

I pari që e theu heshtjen menjëherë pas lajmit të lëshuar nga Barcelona ishte mesfushori Sergi Busquets i cili e falënderoi Messin për gjithçka që ka bërë për klubin.

“Falemnderit për atë që ke bërë për klubin dhe për ata që ishin afër teje gjatë këtyre viteve. Erdhe këtu si fëmijë dhe po largohesh si lojtari më i mirë në histori. Ju e keni bërë këtë klub të rritet në nivelet më të larta dhe gjithmonë mund të tregojë që kam ndarë shumë momente me ty. Do të më mungosh shumë”, ka shkruar Busquets.

Ansu Fati nga ana tjetër ka thënë se për atë ishte një arritje shumë e madhe që e kishte rastin ta takonte dhe te luante bashkë me Messin.

“Të gjithë lojtarët që vijnë në “La Masia” ëndërrojnë të luajnë me ty. Unë ndihem i privilegjuar që e arrita këtë. Dua të falënderoj për këto dy vite së bashku. Unë dhe familja ime do të jemi gjithmonë falenderuas.”, ka shkruar Fati.

Shumë krenar që ka luajtur me Messin te Barcelona është edhe Philippe Coutinho.

Falemnderit për gjithçka. Ishte krenari e madhe të takoj dhe të luajmë së bashku. Të urojë shumë suksese në të ardhmen.”, ka shkruar Coutinho në “Twitter”.

Ndërsa qendërmbrojtësu Gerard Pique ka thënë se pas largimit të Messit, asgjë nuk do të jetë e njëjtë në Camp Nou dhe në Barcelonë.

“Asgjë nuk do të jetë e njëjtë, as në Camp Nou, as në Barcelonë e as brenda ekipit. Pas më shumë 20 viteve, ju nuk do ta vishni më fanellën e Barcelonës. Realiteti ndonjëherë është shumë i vështirë. U takuam në vitin 2000, ishim 13 vjeçar dhe kishim karrierën para vetes, çfarë karriere. Tani po largohesh, por e di që do të kthehesh.”. shkruan Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat