Torino po tenton me të gjitha mënyrat për Belottin

Futboll

Torino po tenton me të gjitha mënyrat për Belottin

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 18:15
Torino po tenton me të gjitha mënyrat për Belottin

Torino po tenton me të gjitha mënyrat për t’i rinovuar kontratën kapitenit Andrea Belotti.

Klubi Granata i ka ofruar sulmuesit një marrëveshje të re 4-vjeçare me një pagë prej 3,3 milionë eurosh në sezon plus bonuset, ofertë që ka marrë menjëherë refuzimin e bomberit 27-vjeçar.

Belotti ka edhe një vit kontratë me Torinon dhe dëshira e sulmuesit është të ndërrojë ambient.

Megjithatë nëse ofertat mungojnë atëherë sulmuesi i përfaqësues italiane mund të vendosë të rinovojë me skuadrën e drejtuar nga Ivan Juriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat