Presidenti i Barcelonës konfirmon të ardhmen e Messit

Futboll

Presidenti i Barcelonës konfirmon të ardhmen e Messit

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 08:51
Lionel Messi dhe Joan Laporta

Leo Messi është larguar nga Barcelona.

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka konfrimuar të ardhmen e futbollistit.

Ai ka konfirmuar se Messi do të bashkohet me Paris Saint-Germain.

Fjalët e tij janë marrë nga një video gjatë takimit të mbrëmshëm me homologun e tij te Real Madrid Florentino Perez dhe Juventusit Andrea Agnelli.

“Messi do të shkojë në PSG, do të më pëlqente nëse do të kishte qëndruar me ne, por ishte e pamundur,” tha ai në video, sipas Tuttomercatoweb.

Kështu ai njoftoi marrëveshjen mes PSG dhe Messit, i cili do të flasë sot në konferencë shtypi.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat