Barcelona pa Messin përballet me Juventusin

Futboll

Barcelona pa Messin përballet me Juventusin

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:09
Barcelona pa Messin përballet me Juventusin

Barcelona dhe Juventusi do të luajnë për trofeun Joan Gamper sonte me fillim nga ora 21:30 në “Camp Nou”.

Kjo njëherit do të jetë ndeshja e parë e katalonasve pa ikonën e tyre, Leo Messin, i cili zyrtarisht është larguar nga klubi.

Ai sot nga ora 12:00 do të mbajë një konferencë për media për të rrëfyer gjithë situatën në të cilën ndodhet.

Në anën tjetër, ish-skuadra e tij, Barcelona do ta luajë një ndeshje përgatitore pa të.

Për Trofeun Joan Gamper do të luhet edhe ndeshja në konkurrencën e femrave në mes Barcelonës dhe Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat