Milan i ofron kontratë të re Kjaerit

Futboll

Milan i ofron kontratë të re Kjaerit

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 11:37
Simon Kjaer

Simon Kjaer do të mbetet pjesë e Milanit.

Milan pritet të vazhdojë kontratën me Kjaer.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, Rossonerët do ti ofrojnë futbollistit rinovimin edhe për dy vite të tjera me rritje page.

Marrëveshja mes palëve është afër të arrihet, paga vjetore e danezet thuhet se do të rritet nga 1.2 milionë euro në 1.5 milionë.

Paraqitjet e tij të mira sezonin e kaluar kanë shtyer gjigantin italian ta ‘blindojë’ atë me kontratë të re.

Kontrata aktuale e 32-vjeçarit skadon në qershor 2022, por danezi duket se do të nënshkruajë një marrëveshje të re me ‘kuqezinjtë’ shumë shpejt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat