Messi po qan: Kurrë nuk e kam menduar...

Futboll

Messi po qan: Kurrë nuk e kam menduar...

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 12:22
Messi po qan...

Futbollisti Lionel Messi e nis konferencën lamtumirëse me lot në sy!

Ka filluar konferenca lamtumirëse lamtumirëse e Messit në Camp Nou.

Aty ai do të thotë lamtumirë klubit që kaloi 17 vite.

Me të hyrë në salln e konferencës, Messi filloi të qante. 

“Vitin e kaluar isha i bindur për me u largu por jo këtë vit. Këtë herë mendonim qe do te qendronim ne shtepi” – tha Messi.

“Kurrë nuk e kam menduar se do të vijë kjo ditë. Nuk e kam parafytyruar këtë ditë kurrë dhe se do të largohesha kështu. Kisha dashur stadiumin me shumë tifozë” – u shpreh Messi.

“Barcelona është shtëpia jonë dhe kështu u premtova edhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë jam rritur me vlerat e kësaj shtëpie, duke e trajtuar veten me përulësi dhe respekt. Kështu veprova me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fitojmë. Kemi kaluar gjëra të vështira, por kjo na bëri të rritemi. Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, për këtë fanellë. Nga dita e parë në të fundit dhe jam më se i kënaqur. Faleminderit njerëzve për dashurinë e tyre përgjithmonë. 

Do të më pëlqente të thoja lamtumirë në një mënyrë tjetër. Unë kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën time, por nuk do ta kisha imagjinuar në këtë mënyrë. Do të më pëlqente ta bëja në fushë, të kisha dëgjuar një ovacion të fundit. 

Më mungoi publiku në pandemi. Po tërhiqem nga ky klub pa i parë në më shumë se një vit e gjysmë. Nëse do ta kisha imagjinuar lamtumirën, do të ishte me një stadium të mbushur. 

Ndodhi kështu dhe, e përsëris, e vlerësoj dashurinë e gjithë këtyre viteve. Ne kishim kohë të mira dhe të vështira, por dashuria ndihej gjithmonë e njëjtë. Unë gjithmonë do ta dua këtë klub. Shpresoj se mund të kthehem për të qenë pjesë e këtij klubi në një moment. Shpresoj se mund të kontribuoj në mënyrë që ky të vazhdojë të jetë klubi më i mirë në botë. 

Jam i sigurt që kam harruar shumë gjëra, por kjo është ajo që mund të them tani, nuk jam në gjendje të mendoj dhe fjalët dalin”, ka thënë Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat