Nikqi dhe Azizi rrëfejnë grumbullimin: Emocion ftesa kuqezi

Futboll

Nikqi dhe Azizi rrëfejnë grumbullimin: Emocion ftesa kuqezi

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 14:33
Nikqi dhe Azizi rrëfejnë grumbullimin: Emocion ftesa kuqezi

Shqipëria U-18 është duke zhvilluar grumbullimin 7 ditor në prag të ndeshjes miqësore me Italinë, që do të zhvillohet në Coverciano më 12 gusht. Nën urdhërat e trajnerit Ardi Behari janë 19 lojtarë, ku dominojnë elementët e kampionatit shqiptar por nuk mungojnë as prurje cilësore nga jashtë, që janë përzgjedhur në seleksionimet e zhvilluara pak kohë më parë nga stafi kuqezi.

Fshf.org ka ndjekur seancat stërvitore të kuqezinjve dhe ka intervistuar disa prej tyre, që nuk e fshehin aspak kënaqësinë e të qënit pjesë e skuadrës Kombëtare të 18 vjeccarëve, sicc shprehet edhe Dijar Nikqi, sulmuesi i talentuar i Akademisë së Futbollit. “Ccdo grumbullim që vjen ftesa më jep një ndjenjë të shkëlqyer. Sigurisht që jam i lumtur që jam këtu dhe e mirëpres ccdo ftesë të Kombëtares.

Stërvitjet do jenë shumë intensive, do të jenë të mira. Ne do të njohim njëri-tjetrin më shumë duke parë që ka djem të rinj që nuk i njohim nga grumbullimet e mëparshme. Nga këto stërvitje ne presim një rezultat të mirë në Itali në miqësoren që kemi. E ardhmja juaj? Planet janë për të ecur sa më lart, me punë,dëshirë dhe vullnet të arrij të kap majat e Europës”, u shpreh Nikqi.

Bilario Azizi, i datëlindjes 2004, vjen në këtë grumbullim nga skuadra e Torinos në Itali. Mbrojtësi grumbullohet për herë të parë dhe vjen pas seleksionimeve që stafi teknik me në krye trajnerin Reja zhvilluan pak kohë më parë në Itali. “Unë jam shumë i emocionuar sepse është hera e parë që grumbullohem me ekipin në Shqipëri.

Kam zhvilluar vetëm dy grumbullime në Itali dhe është hera e parë që jam pjesë e grupit. Këto ditë do na shërbejnë shumë që të njifemi bashkë të gjithë duke parë që kemi edhe stërvitje shumë intensive”, përfundoi Azizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat