Roma zyrtarizon blerjen e mbrojtësit

Futboll

Roma zyrtarizon blerjen e mbrojtësit

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:05
Roma zyrtarizon blerjen e mbrojtësit

Matias Viña është zyrtarisht lojtar i Romës.

Njoftimi u bë nga klubi verdhekuq, që shpenzoi 13 milionë euro për blerjen e uruguaianit të datëlindjes 1997 nga Palmeirasi i kampionatit elitar brazilian.

Në marrëveshje parashikohen gjithashtu përfitimet në formë bonusesh, si dhe ruajtja e një përqindjeje të vlerës së kartonit nga Palmeirasi, në rast të shitjes përfundimtare në një klub tjetër të mbrojtësit të majtë.

Vina ka firmosur kontratë pesëvjeçare, pra deri më 30 qershor 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat