Mourinho e dëshiron Lacazetten

Futboll

Mourinho e dëshiron Lacazetten

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 09:53
Alexandre Lacazette

Roma ka shprehur interesim për Alexandre Lacazette.

Roma është vënë në kërkim të një sulmuesi qendror për sezonin e ri.

Klubi italian pritet ta largojë Edin Dzekon që do të kalojë te Interi, dhe tani synojnë ta zëvendësojnë atë.

Sipas ‘Gazzeta dello Sport”, Jose Mourinho ka kërkuar nga klubi që të sjellin në ekip Lacazetten.

Sulmuesi ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2022, dhe nuk ka vendosur ta rinovojë atë.

Çmimi i tij në treg llogaritet të jetë rreth 15 milionë euro.

Në listën e opsioneve të klubit italian gjendet edhe Tammy Abraham i Chelseas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat