Man United e monitoron Griezmennin

Futboll

Man United e monitoron Griezmennin

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 16:06
Man United e monitoron Griezmennin

Sulmuesi francez i Barcelonës pëlqehet qe një kohë të gjatë nga “Djajtë e Kuq”

Antoine Griezmann është bërë përsëri objektiv i Manchester Unitedit. Sulmuesi francez qe një kohë të gjatë pëlqehej nga gjiganti britanik. Por, përfaqësuesi francez e kishte preferuar transferimin në Barcelonë para “Djajve të Kuq”.

Ish-futbollisti i Atletico Madridit nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou”.

E tash, “Todofichajes” zbulon se klubi nga “Old Trafford” do ta nisë në ofanzivë të re për Griezmannin. Nga ana tjetër, Barça e sheh kampionin e botës me Francën si lider të ri të sulmit pas largimit të Lionel Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat