Genoa dëshiron transferimin e Mustafit, sot takohet me agjentin e tij

Futboll

Genoa dëshiron transferimin e Mustafit, sot takohet me agjentin e tij

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 10:44
Genoa dëshiron transferimin e Mustafit, sot takohet me agjentin e tij

Shkodran Mustafi mund ta vazhdojë karrierën në Itali.

Shkodran Mustafi mund të rikthehet edhe njëherë në kampionatin italian.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Genoa është e interesuar për të marrë shërbimet e ish-kampionit të Botës dhe sot do të ketë një takim me agjentin e tij për të diskutuar mundësinë e transferimit të tij në Serie A.

29 vjeçari e ka përfunduar aventurën e tij tek Schalke në Bundesliga dhe është lojtar i lirë.

Në fakt, Mustafi e njeh mirë Genoan dhe kampionatin italian pasi ishte pjesë e skuadrës tjetër të qytetit, Sampdorias nga viti 2011 deri në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat