Dhimbje koke për Rejën!

Futboll

Dhimbje koke për Rejën!

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 19:32
Dhimbje koke për Rejën!

Ndeshjet e shtatorit po afrojnë dhe Shqipëria do të tentojë të pamundurën për kualifikueset e Botërorit.

Përpara këtyre takimeve shohim shkëlqimin e sulmuesëve tanë me ndeshjet përgatitore që po zhvillohen në këto kohë. Por ka edhe raste si Myrto Uzuni që po shënon që në këtë moment gola me peshë të madhe pasi ka marrë sërish protagonizmin për ecurinë e Ferencvarosh në “Champions League”.

Nga krahu tjetër është Rey Manaj dhe Armando Brojën që kanë bërë klube si Barcelona e Chelsea që të vendosin flamurin shqiptar në raportimin e tyre mbi rezultatin. Kjo nuk është pak, kurrsesi.

Pa harruar edhe Sokol Cikalleshin që është ndezur në Turqi, së bashku me Xhakomo Vrionin që tregon nuhatjen e mirë me portën kundërshtarë te Tirol në elitën e futbollit austriak. E si për të përmbyllur këto shembuj, nëse Reja ka nevojë për golat nga distanca, vetëm duhet që të telefonojë Ernest Muçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat