De Gea i bën 10 vite në United: Do të luaj edhe për shumë vite tjera në këtë klub

Futboll

De Gea i bën 10 vite në United: Do të luaj edhe për shumë vite tjera në këtë klub

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 10:16
David De Gea

Portieri i Manchester United, David De Gea ka shënuar 10 vjetorin e tij në klub duke thënë se ka në plan të qëndrojë në Old Trafford edhe për shumë vite të tjera.

De Gea iu bashkua Unitedit nga Atletico Madrid më 2011, duke u bërë një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave të klubit, me 441 paraqitje deri më tani, raporton Goal.

“Kanë kaluar shumë vite në klub dhe jam krenar që kam qenë në gjendje të luaj për një klub si Manchester United për kaq shumë sezone”, tha De Gea për faqen zyrtare të klubit.

“Mendoj se kam ende shumë vite para meje në klub, jam i emocionuar për këtë, duke u ndjerë i fortë për të bërë mirë”.

De Gea, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023, do të luajë ndeshjen e parë në Premier Ligë kundër Leeds, të shtunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat