Ribery ende pa ekip

Futboll

Ribery ende pa ekip

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 11:21
Ribery ende pa ekip

Mjaftoi një darkë miqësore mes Olivier Kahn dhe Franck Ribery, që të ndiznin zërat e një rikthimi të yllit francez te Bayerni i Mynihut. Sulmuesi 38-vjeçar ka shkruar historinë me klubin bavarez dhe pas një eksperience 2-vjeçare te Fiorentina, është pa ekip, por nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Megjithatë rikthimi te Bayerni i Mynihut është i pamundur dhe këtë e ka pranuar vetë drejtuesi më i lartë i bavarerëve, Kahn, i cili ka deklaruar se Ribery nuk bën pjesë në planet e klubit, që për më tepër është i kompletuar në repartin e avancuar.

“Me Ribery takohemi shpesh në Mynih për darka, pasi kemi luajtur bashkë dhe kemi ruajtur miqësinë, por rikthimi i tij te Bayerni nuk është një opsion as për ne dhe as për vetë lojtarin. Jemi të kompletuar në repartin e sulmit dhe një si Franck nuk mund ta marrësh për të ngrohur pankinën”, deklaroi Kahn.

Franck Ribery mbajti veshur fanellën e Bayernit të Mynihut për plot 12 sezone dhe ia doli të fitojë 9 tituj kampionë, 7 Kupa Gjermanie, 4 Superkupa Gjermanie, një Ligë Kampionesh, një Superkupë Europiane dhe një Botëror për klube, teksa në 425 ndeshje arriti të dërgojë 124 herë topin në rrjetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat