Një pasim klasi pret ëndrrën e Legias, Ernest Muçi gjen Slavian e Olainkës

Futboll

Një pasim klasi pret ëndrrën e Legias, Ernest Muçi gjen Slavian e Olainkës

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 11:44
Një pasim klasi pret ëndrrën e Legias, Ernest Muçi gjen Slavian e Olainkës

Legia e Varshavës i ka thënë sot lamtumirë Champions League-s. Pas barazimit 1-1 në Kroaci, kampionët e Polonisë janë mposhtur me shifrat 1-0 në shtëpi nga Dinamo e Zagrebit.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 20 me autor Franjiç. Një pasim klasi nga ivanusec nxjerr si me magji jashtë loje prapavijën e Legias dhe pret përfundimisht ëndrrën e polakëve për një vend në grupet e Champions-it.

Ernest Muçi së bashku me skuadrën e tij do të vazhdojë garën në një tjetër kompeticion europian.

Një përplasje e dy lojtarëve të dalë nga Superiorja do të zërë vend në “play off”-et e Europa League-s, teksa Legia e Varshavës do të sfidojë Slavian e Pragës, në të cilën luan edhe Peter Olainka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat