Rummenigge zbulon arsyen pse Messi nuk mund të luajë te Bayern

Futboll

Rummenigge zbulon arsyen pse Messi nuk mund të luajë te Bayern

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 14:22
Rummenigge zbulon arsyen pse Messi nuk mund të luajë te Bayern

Ish-administratori i deleguar i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, nuk e ka marrë kurrë seriozisht në konsideratë idenë për të marrë Lionel Messi-n në Mynih.

“Rroga ka qenë jashtë buxhetit tonë, siç ka ndodhur te Barcelona. Më pas është edhe një problem kulture, e kam të vështirë ta imagjinoj Messi-n në një vend si Gjermania”, ka thënë për Sport Bild.

Rummenigge ka dhënë edhe mendimin e tij mbi situatën e rëndë financiare të të gjithë klubeve të krijuar nga pandemia me përjashtim të PSG, Manchester City dhe Chelsea.

“Në këtë moment duket se anglezët po bëjnë ligjin në merkato sikur Covid të mos kishte ardhur kurrë.

Arsyeja për këtë janë të ardhurat nga të drejtat televizive shumë herë më të larta se ato të Bundesliga-s dhe pronarët shumë të pasur në sfond”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat