UEFA me vendim të prerë

Futboll

UEFA me vendim të prerë

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:01
UEFA me vendim të prerë

Rritja e rasteve me Covid-19 në botë, ka shtyrë UEFA-n që të mos bëj ndonjë ndryshim në protokollin e miratuar në qershor

Në një letër të përbashkët të UEFA-s dhe FIFA-s dërguar Federatave Kombëtare, shkruhet:

“Ne jemi duke monitoruar nga afër evolucionin e pandemisë në Evropë përpara ndeshjeve paraprake të UEFA -s për Kupën e Botës FIFA 2022 që do të zhvillohen në shtator”.

“Për shkak të rritjeve të fundit të COVID-19 në Evropë të kombinuara me numrin e madh të ndeshjeve që do të luhen gjatë shtatorit, është rënë dakord të zbatohet e njëjta qasje siç u vendos nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s më 14 qershor 2021”

Sipas këtij protokolli, tifozët vendës lejohen me 30% të kapacitetit të stadiumit, ndërsa tifozëve mysafirë i ndalohet hyrja në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat