Shaqiri ka marrëveshje personale me Lyonin

Futboll

Shaqiri ka marrëveshje personale me Lyonin

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 08:25
Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka arritur marrëveshje personale me Lyonin.

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është shumë afër të transferohet tek skuadra franceze, Lyon e cila po këmbëngul për transferimin e tij.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Shaqiri ka kompletuar marrëveshjen me Lyonin dhe ka arritur marrëveshje personale me klubin dhe tani mbetet vetëm marrëveshja finale me Liverpoolin që “Big Shaq” të transferohet në “Groupama Stadium”.

Shaqiri në rast të transferimit do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2024 me gjigantët francezë.

Ndërkohë, Lyoni ka ofruar 6 milionë euro për Shaqirin, por problemi qëndron tek Liverpooli sepse “The Reds” dëshirojnë një shumë më të madhe për ta lënë të lirë kosovarin.

Negociatat janë duke vazhduar dhe nuk ka ende marrëveshje ndërmjet klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat