“Plisat” i japin zemër Prishtinës

Futboll

“Plisat” i japin zemër Prishtinës

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 14:50
“Plisat” i japin zemër Prishtinës

Prishtina po kërkon ta shkruajë historinë në futbollin e Kosovës duke arritur në rrethin e fundit të kualifikimeve të Europa Conference League.

Kampionët e Kosovës kanë mposhtur skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1.

Prishtinasit edhe përkundër fitores sot i pret një duel i vështirë në Norvegji, kundër kampionëve të këtij vendi.

Përmes një postimi në llogarinë e tyre, tifogrupi i Prishtinës, “Plisat” kanë reaguar duke thënë se me zemër janë aty.

“Klubi jonë i zemrës sot zhvillon ndeshjen kthyese me klubin norvegjez Bodo Glimt në kuadër të Uefa Konferencë Ligës. Ndeshjen e parë siç e dini të gjithë e fituam së bashku, sot nuk jemi prezent në tribuna, mirëpo me zemër ndodhemi tek ju. Jemi një hap larg shkrimit të historisë, forca PRISHTINE”.

Ndeshja do të fillojë në orën 18:00 dhe transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Art Motion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat