Dyshimet

Futboll

Dyshimet

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 15:28
Dyshimet

Messi-Mbappe-Neymar. A është kjo treshja sulmuese më e fortë e të gjitha kohërave?

Përgjigjen do ta japë fusha, por nuk është e thënë se do të kemi mundësinë që të shikojmë të luajë bashkë tre prej sulmuesve më të mirë në aktivitet.

Francezi, në fakt, nuk e ka marrë shumë mirë transferimin e argjentinasit, sepse do të rrezikonte të mbetej në hijen e tij.

Sipas Gazzetta dello Sport, Mbappe do t’ia komunikojë të hënën drejtuesve të klubit vendimin për të ardhmen, pas negociatave disamujore për rinovimin e kontratës.

Real Madrid mund të ketë akoma një shpresë, por sulmuesi mund edhe të vendosë të qëndrojë deri në qershor, për t’u larguar më pas me kosto zero dhe për të sigurua rnjë kontratë akoma më të pasur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat