Tifozët e Barcelonës refuzojnë biletat

Futboll

Tifozët e Barcelonës refuzojnë biletat

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 13:44
Tifozët e Barcelonës refuzojnë biletat

Barcelona ende po i vuan plagët nga largimi i dhimbshëm i Lionel Messit në Paris Saint-Germain dhe duket se tifozët kanë pak entuziazëm për sezonin e ri pa lojtarin e tyre më të madh ndonjëherë.

Tifozët janë aq të pa interesuar për edicionin e ri saqë vetëm 15,820 tifozë aplikuan për bileta për ndeshjen e parë në shtëpi të së dielës në sezonin e LaLiga kundër Real Sociedad, vetëm gjysma e 30,000 vendeve të vëna në dispozicion.

Shitjet e ulëta të biletave janë edhe më tronditëse kur e konsideroni se kjo do të jetë shansi i parë i tifozëve për t’u kthyer në “Camp Nou” pas 17 muajve për shkak të pandemisë.

Ndeshja e fundit e Barcelonës para tifozëve ishte në fakt edhe kundër Real Sociedad, më 7 mars 2020, kur Messi shënoi një penallti të vonë në fitoren 1-0.

Edhe pse historitë e përhapjes së koronavirusit në Evropë u rritën, pak tifozë mund ta kishin imagjinuar se do të ishte hera e fundit që ata do të shkelnin në stadium për më shumë se një vit, ndërsa edhe më pak do të kishin menduar se do të ishte hera e fundit që ata do të shihnin Messin në aksion me fanellën e Barcelonës.

Dhe duket se shumë tifozë nuk janë ende gati për epokën e re pa golashënuesin më të mirë të klubit dhe lojtarin më të dekoruar, edhe pse ata janë duke u mirëpritur pasi qeveria lokale lehtësoi kufizimet e koronavirusit për të lejuar 28,803 tifozë brenda kapacitetit 99,000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat