Solskjaer flet për transferimin e Varanes

Futboll

Solskjaer flet për transferimin e Varanes

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 17:00
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United ka arritur dy transferime deri tani këtë merkato, duke transferuar Jadon Sanchon nga Dortmund, dhe së fundi edhe Raphael Varane, transferimi i të cilit mund të kompletohet sot.

Ani pse Varane është transferuar tek “djajtë”, dhe i ka kryer testet mjekësore, ai ende nuk është prezantuar tek ekipi anglez, me menaxherin Solskjaer që ka theksuar se kjo do të ndodhë së shpejti.

Megjithatë ndeshja e nesërme do të jetë shumë e shpejtë për të, dhe kësisoj ai nuk do të mund të llogaritet për ndeshjen e nesërme, që klubi e zhvillon ndaj Leeds.

“Raphael Varane nuk do të jetë në dispozicion për nesër, por marrëveshja do të bëhet së shpejti”, ka potencuar norvegjezi.

Solskjaer gjithashtu ka folur edhe për Paul Pogban, duke theksuar se gjërat për momentin janë pozitive.

“Paul Pogba është një lojtar i Man Utd, një vit i mbetur në kontratën e tij – çdo bisedë dhe diskutim është një bisedë pozitive. Ai e di se çfarë duam”, ka përfunduar Solskjaer. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat