Di Maria i bindur: Mbappe do qëndrojë te PSG

Futboll

Di Maria i bindur: Mbappe do qëndrojë te PSG

Më: 13 gusht 2021 Në ora: 17:54
Angel Di Maria

Angel Di Maria është i lumtur që te PSG ka ardhur Leo Messi, teksa akoma e paqartë është e ardhmja e Kylian Mbappe. Sulmuesi francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës dhe Real Madrid vazhdon të ushtrojë presion për të.

Në prononcimin e dhënë për ESPN, 33-vjeçari argjentinas shprehet i bindur në lidhje me qëndrimin e Mbappe, duke theksuar se 22-vjeçari nuk mund të gjejë një skuadër më të fortë për momentin.

“Unë mendoj dhe besoj se Mbappe do të qëndrojë te PSG. Është e qartë që Kylian kërkohet nga shumë klube të mëdha, por, duke marrë parasysh se çfarë skuadre ka krijuar PSG, nuk mendoj se do të largohet.

Kylian nuk mund të gjejë askund një skuadër më të mirë se PSG“, deklaroi Angel Di Maria, i cili i dhuroi Kupën e Amerikës kombëtares argjentinase me golin e realizuar në finalen e madhe kundër Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat