Seminar për trajnerë

Futboll

Seminar për trajnerë

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 14:01
Seminar për trajnerë

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve në krye me Muharrem Sahitin, në bashkëpunim me FFK-në do të organizojë seminar njëditor.

Seminari do të mbahet të martën, më 17 gusht, në orën 9:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.

Ligjërues në këtë seminar do të jenë dr. Murat Berisha, mjek i Kombëtares së Kosovës dhe dr. Agron Rexhepi nutricionist i mirënjohur.

Qëllimi i këtij seminari është ngritja e aftësive profesionale të mjekëve dhe fizioterapeutëve nëpër klube në aspektin shëndetësor të futbollistëve si dhe mënyra e të ushqyerit të futbollistëve. Pjesëmarrja në seminar është e obligueshme për njërin prej mjekëve të klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat