Unioni i Berlinit dhe Leverkuseni ndajnë pikët

Futboll

Unioni i Berlinit dhe Leverkuseni ndajnë pikët

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 17:48
Unioni i Berlinit dhe Leverkuseni ndajnë pikët

U mbyll pa fitues përballja e javës së parë në Bundesligë mes Unionit të Berlinit dhe Bayer Leverkusenit.

Takimi i zhvilluar me praninë e tifozëve në stadiumin “An der Alten Forsterei” përfundoi 1-1, ku gjithçka u përcaktua në 12 minutat e para të sfidës.

Pas 7 minutash lojë, Unioni kaloi në epërsi me një supergol të Taiwo Awoniyi.

Nigeriani, kartonin e të cilit Unioni e përfitoi të plotë këtë verë nga Liverpooli, nxor nga “cilindri” një kryevepër. Gjithsesi, zgjati vetëm 5 minuta epërsia e Unionit të Berlinit, sepse Diaby pasi mori pasimin e Frimpong, krijoi hapësirë dhe e dërgoi të majtën e tij në rrjetë. Veprim individual shumë i mirë i francezit, që gjeti golin numër 18 në karrierë me “Aspirinat” e Leverkusenit.

Nga ky çast, ishin miqtë e drejtuar nga Gerardo Soene që kishin gjatë gjithë kohës zotërimin e topit, por pa thumbuar si duhet portën e Luthe. E njëjta melodi edhe në pjesën e dytë, Leverkuseni më kërkues, Unoni i përqendruar në mbrojtje dhe me sytë nga kundërsulmi, gjithsesi deri në fund nuk ndryshoi asgjë me sfidën që u mbyll në ekuilibër 1-1.

Ndeshja e 17-të që Union Berlini nuk mposhtet në shtëpi në Bundesligë që nga java e parë e sezonit të shkuar, ndërkohë që nis me një barazim sezoni i ri i Leverkusenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat