Romano thotë se Barcelona nuk ka interesim për Aubameyangun

Futboll

Romano thotë se Barcelona nuk ka interesim për Aubameyangun

Më: 17 gusht 2021 Në ora: 17:48
Pierre-Emerick Aubameyang

Barcelona mesa duket nuk është e interesuar për shkëmbimin e sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang me mesfushorin Philippe Coutinho.

Ka pasur raportime që dy lojtarët mund të shkëmbehen para afatit veror, por mesa duket nuk do ndodh.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se gaboni nuk është ‘shënjestër’ për katalunasit.

“Barcelona nuk ka interesim për Pierre-Emerick Aubameyang, nuk është shënjestër për Barcelonën, nuk ka shkëmbim me Philippe Coutinho”, shkroi ai.

Ndërkohë, e ardhmja e Coutinhos mbetet në dyshime, pasi nuk ishte i ftuar për takimin e fundit ndaj Real Sociedadit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat