Juventusi vuajti pasojat

Futboll

Juventusi vuajti pasojat

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:16
Juventusi vuajti pasojat

Andrea Pirlo ishte i pafat me Juventusin, pasi pas 9 viteve nuk arriti të mbrojë titullin kampion të Italisë, që u fitua nga Interi.

Gjërat mund të shkonin akoma më keq për bardhezinjtë nëse nuk do të ndihmoheshin nga barazimi i Napolit në javën e fundit, për të siguruar vendin e katërt që të çon në Uefa Champions League.

Megjithatë trajneri italian e ka cilësuar si një eksperiencë shumë të mirë drejtimin e Juventusit dhe është gati të nisë një aventurë të re. “Kam mësuar shumë me Juventusin. Ishte përvoja ime e parë si trajner.

Asnjë keqardhje për sezonin në Torino dhe një dëshirë të madhe për t’u kthyer në stol së shpejti. Ishte një vit në të cilin u rrita shumë”, u shpreh ish lojtari i Milanit dhe i Juventusit, i cili tashmë po pret oferta nga skuadrat europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat