Çdokush që ka menduar se Lionel Messi mund të ishte goditja e fundit...

Futboll

Çdokush që ka menduar se Lionel Messi mund të ishte goditja e fundit...

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 11:34
Çdokush që ka menduar se Lionel Messi mund të ishte goditja e fundit...

Çdokush që ka menduar se Lionel Messi mund të ishte goditja e fundit e PSG-së në merkato, mund ta kuptojë shumë shpejt se ka gabuar.

Sipas asaj që informon “L’Equipe”, sheiku Al-Khelaifi synon ta forcojë ekipin parizien me një mes Paul Pogbasë dhe Eduardo Camavingas.

Të dy mesfushorëve u skadon kontrata në vitin 2022, pra verën e ardhshme, por nëse Manchester United tashmë e ka bërë të ditur se nuk dëshiron të shesë mesfushorin francez, autor i katër asisteve kundër Leeds në javën e parë të Premier League-s, për futbollistin e Rennes diskutimi mund të jetë i ndryshëm.

Klubi breton, në fakt, mund të jetë i gatshëm për të nisur negociatat, duke pasur parasysh që Camavinga e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të rinovojë, duke i shtyrë kuqezinjtë të pranojnë një ofertë të mundshme nga PSG.

Në çdo rast, do të jetë një shifër shumë larg 100 milionë eurove që Rennes kërkonte deri verën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat