Juventus arrin marrëveshje me Sassuolon për Locatellin

Futboll

Juventus arrin marrëveshje me Sassuolon për Locatellin

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 12:50
Juventus arrin marrëveshje me Sassuolon për Locatellin

Mesfushori, Manuel Locatelli do të jetë lojtar i ri i Juventusit nga edicioni i ri.

Tashmë marrëveshja mes dy klubeve është arritur, pas disa javësh negociata.

Po ashtu, lojtari ka arritur sot (e mërkur) në Torino, ku do t’i kryej testet mjekësore.

Aty është pritur nga shumë tifozë që kërkuan foto dhe autografe nga lojtari.

Juventusi do të paguajë 35 milionë euro plus bonuset për shërbimet e italianit.

Mesfushori 23-vjeçar do të nënshkruajë kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në qershor të vitit 2026.

Zyrtarizimi nga Juventus pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat