Ismajli prezantohet tek Empoli

Futboll

Ismajli prezantohet tek Empoli

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 13:08
Ismajli prezantohet tek Empoli

Lojtari i ri i Empolit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, u prezantua si përforcimi i ri i toskanëve të Aurelio Andrezzoli: “Faleminderit të gjithëve, Empoli më kërkoi dhe tregoi interes. Jam i lumtur që jam këtu, edhe me debutimin zyrtar në Kupën e Italisë.

Në pjesën e parë mund të kishim shënuar pesë ose gjashtë gola, në pjesën e dytë ra pak ritmi, por gjëja e rëndësishme në këtë periudhë është të fitosh dhe të kalosh raundin. Unë preferoj të luaj me skemën e këtushme, por edhe të ekipit kombëtar, me 5 dhe 4 mbrojtës. Më kanë pritur mjaft mirë, ndihem komod dhe duket sikur kam qenë këtu prej disa vitesh”.

Çfarë kampionati prisni? A ju ka folur dikush për Empolin?

Unë fola me Bajramin në ekipin kombëtar, e di se çfarë pres dhe çfarë kampionati më pret. Do të jetë e vështirë. Te Spezia u ndjeva mirë, bëmë shumë gjëra të mira. Unë punoj shumë brenda dhe jashtë fushës, sepse ky është çelësi për të bërë mirë. Jam i lumtur që jam në Serie A, e kam ndjekur gjithmonë, është një kampionat i shkëlqyer për mbrojtësit, sepse ka shumë për të mësuar.

Si ndiheni me trajnerin Andreazzoli? A mund të jetë problem fillimi i vështirë i kampionatit?

Të gjithë më folën mirë për të, ai është një trajner që të meson. Për një të ri si unë është shumë i rëndësishëm, sepse arrin të të përmirësojë. Fillimi i kampionatit? Lazio dhe Juventusi janë dy skuadra të komplikuara, të vështira për t’u përballuar, por çdo ndeshje fsheh kurthe në Serie A. Ne duhet të përqendrohemi dhe të japim 100%.

Cili është qëllimi juaj personal?

Qëllimi im përputhet me të ekipit, të mbijetojmë në Serie A. Më shumë se diçka personale dua të jap më të mirën për ekipin dhe për klubin. Dua të bëj më mirë se sezonin e kaluar. Të japësh 100% për ekipin është gjëja më e rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat