Orgji dhe dhunë se*suale në stadium, plas skandali tek ekipi i njohur

Futboll

Orgji dhe dhunë se*suale në stadium, plas skandali tek ekipi i njohur

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 13:25
Orgji dhe dhunë se*suale në stadium, plas skandali tek ekipi i njohur

12 lojtarë të Brann, ekipit norvegjez të kategorisë më të lartë, janë në syrin e ciklonit.

Policia në fakt po heton një festë me ‘drita të kuqe’, të organizuar nga lojtarët e Brann Bergen në stadiumin e tyre, një strukturë që pret ndeshjet në shtëpi të ekipit në fjalë. “Ne nuk kemi asnjë ankesë, por bazuar në informacionin e marrë dhe hetimet e kryera besojmë se ka një bazë për të verifikuar”, – thonë hetuesit.

Gazeta lokale “Bergensavisen” zbuloi se disa lojtarë të Brann dolën për darkë të hënën, pasi fituan një miqësore dhe u argëtuan në stadium duke pirë alkool me disa vajza. Dënimi i menaxhmentit të klubit është gati, sepse futbollistët akuzohen për shkeljen e rregullave shëndetësore të pandemisë së Covid-19 dhe rregullores së klubit. Megjithatë, ende nuk ka asnjë sanksion.

Sidoqoftë, ka një fakt shumë serioz mbi atë që ndodhi atë natë. Një femër në fakt ka raportuar se ishte përdhunuar gjatë festimeve. Vajza e re shkoi në policinë norvegjeze për të raportuar se ishte sulmuar seksualisht gjatë festës me ‘drita të kuqe’, të organizuar nga lojtarët e Brann.

‘Festa seksuale’ do të zhvillohej si në dhomën e zhveshjes, ashtu edhe në tapetin e blertë të fushës. E reja pretendon se një lojtar në ekip ka kryer sulm seksual ndaj saj. Sipas gazetës lokale “Bergens Tidende”, orgjia përfshiu 12 futbollistë dhe 7 vajza, ajo përfundoi vetëm në 5 të mëngjesit.

Emrat e lojtarëve të përfshirë në këtë skandal nuk janë bërë të ditur. Udhëheqja e SK Brann tashmë është pyetur nga policia, e cila po heton rastin. Klubi premtoi të ndihmojë me hetimet. Trajneri Erik Horneland e quajti ngjarjen “të neveritshme” dhe tha se nuk do të ishte as hera e parë: “Ne kemi marrë informacion të ri, i cili e ka komplikuar rastin. Më vjen jashtëzakonisht keq që disa kanë kaq pak respekt për rregullat dhe për atë që ne presin nga lojtarët e këtij klubi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat