Reja: Po projektohet të jetë një kampionat i nivelit të lartë

Futboll

Reja: Po projektohet të jetë një kampionat i nivelit të lartë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 15:28
Reja: Po projektohet të jetë një kampionat i nivelit të lartë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, ka folur për kampionatin italian më konkretisht për atë të Serisë B, ku militojnë skuadra ku si lojtar dhe trajner ka punuar:

“Po projektohet të jetë një kampionat i nivelit të lartë, me shumë skuadra që do të synojnë ngjitjen në elitë, mbi të gjitha me Beneventon, të ndjekura nga Parma dhe Krotone që sezonin e kaluar ranë nga kategoria. Në grupin e favoritëve nuk duhet përjashtuar as Leçe, që vitin e kaluar nuk ia doli dot mbanë dhe këtë herë nuk munden dot të gabojnë.

Njësoj si Monza e mikut tim Galiani, që kur të ngjitet në Serinë A do të qëndrojë për shumë vite aty.

SPAL? Ka mbërritur Xho Takopina, ka eksperiencë dhe vullnet për të bërë mirë. Mendoj se mund të arrijnë me durim dhe zonën Play-Off.

Këshilla për skuadrat? Duhet të jenë rezistentë, të fuqishme fizikisht dhe të organizuara. Për të synuar objektivin është e rëndësishme të kurosh fazën difensive, të pësosh pak gola edhe pse shoh shumë skuadra që humbasin shumë raste për gol.”, përfundoi Edi Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat