Tare befason

Futboll

Tare befason

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 11:07
Tare befason

E pabesueshme, por e vërtetë Roma dhe Lacio rikthehen të bëjnë merkato mes tyre pas 40 vitesh distancë nga transferimi i fundit i kryer.

Sulmuesi spanjoll Pedro Rodriguez, i cili nuk është përfshirë në listën e sezonit të ardhshëm nga trajneri Zhoze Murinjo ka pranuar transferimin tek klubi tjetër i kryeqytetit me bazën e 3 milionëve të eurove, shifër e njëjta sa përfiton ende tek verdhekuqtë.

40 vite distancë kur Karlo Perrone kaloi ka nga Lacio tek Roma dhe që atëherë asnjë lojtar i një skuadre nuk ka kaluar tek ekipi më i urryer nga tifozeritë.

Me këtë transferim historik, po merrej vetë drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare i cili është duke “thyer” akullin mes dy skuadrave për transferimet e lojtarëve.

Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi i kalimit të ish-sulmuesit të Barcelonës tek Lacio, pasi akordi është gjendur prej kohësh:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat