Një afrim që bëri mjaft përshtypje në dhomat e zhveshjes në Paris

Futboll

Një afrim që bëri mjaft përshtypje në dhomat e zhveshjes në Paris

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 14:37
Një afrim që bëri mjaft përshtypje në dhomat e zhveshjes në Paris

Pak më shumë se një javë më parë, Paris Saint-Germain zyrtarizoi nënshkrimin me Lionel Messin.

Një afrim që bëri mjaft përshtypje në dhomat e zhveshjes në Paris, siç është rasti i Kylian Mbape.

“L’Equipe” bën të ditur se Mbappe është i kënaqur me mundësin për t’u stërvitur përkrah Messit , ashtu si shokët e tjerë të skuadrës.

Në mënyrë private, numri 7 i PSG-së nuk e ka fshehur entuziazmin kur përshkruante seancat e tij të para stërvitore me të ashtuquajturin “Pleshti”: "  Djema, është Messi,  "

E përditshmja franceze zbulon gjithashtu se ardhja e sulmuesit argjentinas i ka ndryshuar mendjen disa lojtarëve, të cilat për parë kishin shprehur dëshirën për t'u larguar.

Sipas një personi pranë PSG-së, " ka lojtarë që pyesin veten për të ardhmen dhe që ndikohen nga ardhja e Messit. Ata thonë me vete: “Ky mund të jetë viti për Ligën e Kampionëve. Unë dua të jem pjesë e këtij ekipi, si Reali i Galaktikëve, Barça e Guardiols apo Milani i viteve '90, i cili mund të shkruaj historinë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat