Drejt kthimit në Serie A

Futboll

Drejt kthimit në Serie A

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 15:58
Drejt kthimit në Serie A

Milani duket se është i gatshëm të ndjekë rrugën që të çon te Tiémoué Bakayoko. Klubi po punon për të lejuar që Stefano Pioli të jetë në gjendje të llogarisë një skuadër të plotë dhe konkurruese.

Pasi të ketë përfunduar shitja e Pobegës te Torino (me huazim), Milani do të kërkojë të paktën një mesfushor për ta forcuar repartin.

Përveç Adli, i aftë, megjithatë, të performojë mirë edhe si fantazist, menaxhmenti kuqezi po mendon për kthimin e Bakayoko.

Thashethemet e nisura nga ‘Sky Sport’ në orët e fundit janë konfirmuar.

Në fakt, vjen një prove e dyfishtë për kthimin e francezit.

Së bashku me Zappacosta, Bakayoko nuk është i pranishëm në listen zyrtare të Chelsea, të shpallur nga ‘Blutë’ në këto orë.

Për më tepër, siç raportohet nga ‘Calciomercato.it’ ekziston një dalje e mundshme nga skena e Lyonit.

Milani, pra, shpreson. Bakayoko ka një kontratë me Chelsea deri në qershor 2022. Për këtë arsye, opsioni i huazimit aktualisht nuk është i disponueshëm.

Por londinezët mund të rinovojnë kontratën  deri në vitin 2023 me një opsion automatik si me Giroud.

Në atë rast Milani do të kishte një mundësi të madhe për ta marrë atë në huazim. Pavarësisht interesimit të Juventusit dhe Napolit, në fakt, Bakayoko ka kohë që ka dhënë miratimin e tij për një aventurë të dytë te “Djalli”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat