UEFA zbulon 3 kandidatët e nominuar

Futboll

UEFA zbulon 3 kandidatët e nominuar

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 17:40
UEFA zbulon 3 kandidatët e nominuar

UEFA ka shpallur sot emrat e 3 kandidatëve të nominuar për çmimin “Lojtari i Vitit 2020/21”. 

Fituesi do të zbulohet në ceremoninë e shortit të fazës së grupeve të UEFA Champions League 2021/22, do të mbahet të enjten më 26 gusht në Stamboll.

Kevin De Bryjn, Ngolo Kante dhe Zhorzhinjo janë 3 kandidatët e nominuar për të fituar këtë çmim.

Të 3 këta futbollistë aktivizohen në Premier Ligë, teksa është e sigurt që ky trofe do të shkojë në kampionatin anglez.

De Byjn fitoi kampionatin me Sitin, Ngolo Kante ishte linderi i Çelsit, duke udhëhequr blutë në fitimin e Ligës së Kampionëve, ndërkohë që Zhorzhinjo, fitoi Champions-in me Çelsin dhe Kampionati Europian me Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat