Florenzi niset për Milano

Futboll

Florenzi niset për Milano

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 11:12
Florenzi niset për Milano

Alessandro Florenzi ka lënë Romën dhe është nisur për Milano.

Ai pritet gjatë ditës t’i kryejë testet mjekësore dhe të nënshkruajë me Milanin.

Anësori i krahut të djathtë do të transferohet te kuqezinjtë në formë huazimi me të drejtë blerje në verën e viti 2022.

Nëse duan ta mbajnë pas sezonit 2021/22, Milan duhet të paguajë 4.5 milion euro.

Sezonin e shkuar mbrojtësi ishte i huazuar te PSG dhe zhvilloi një sezon të mirë, por francezët vendosën të mos e blinin, pasi synon më shumë dhe në fund e transferuan njërin prej mbrojtësve të djathtë më të mirë sot, Achraf Hakimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat