Drita paralajmëron tifozët se çfarë duhet të posedojnë për të hyrë në stadium 

Futboll

Drita paralajmëron tifozët se çfarë duhet të posedojnë për të hyrë në stadium 

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2021 Në ora: 15:51
Drita paralajmëron tifozët se çfarë duhet të posedojnë për të hyrë në stadium 

Drita nga Gjilani, nënkampion i Kosovës, paralajmëron tifozët ‘Intelektualët’ dhe të gjithë të tjerët, se duhet plotësuar disa kushte për të hyrë në stadium, për të pa nesër ndeshjen me Feronikelin nga Drenasi, në kuadër të javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës.    

“Edicioni 2021/2022 në Superligën e Kosovës nis këtë vikend, ku klubi jonë FC Drita takohet me KF Feronikelin nesër me fillim nga ora 17:00, në stadiumin “Selami Osmani-Bezi” në Gjilan.

Ju njoftojmë se të gjithë ata që nisen drejt stadiumit, për shkak të masave të reja të Qeverisë së Kosovës;

1.Të kenë të vendosura maskat mbrojtëse.

2. Të jenë të vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid  ose të kenë testin PCR negativ,  jo më të vjetër se 72 orë.

3. Brenda ne stadium duhet të mbajnë distancën fizike.

FC DRITA falënderon tifozët tanë besnikë për interesimin dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj klubit tonë, por nuk guxojmë të lejojmë që ndeshja futbollistike, stadiumi apo FC Drita të shndërrohen në burim të infeksionit, andaj kërkojmë bashkëpunimin tuaj”, njofton FC Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat