Juve mund të humbë “luftëtarin” e mesfushës

Futboll

Juve mund të humbë “luftëtarin” e mesfushës

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 16:01
Juve mund të humbë “luftëtarin” e mesfushës

Weston McKennie erdhi te Juventus nga Schalke 04 në verën e shkuar dhe menjëherë arriti të ambientohet dhe të lërë gjurmë me lojën e tij ndeshje pas ndeshje.

Edhe Allegri e konsideron të rëndësishëm për ekipin, por raportimet e fundit tregojnë se bardhezinjtë mund ta humbasin këtë merkato 22-vjeçarin.

Tuttosport, medie torineze, bën me dije se Premier League mund të jetë destinacioni i ri i “Pitbullit” të mesfushës. Disa klube angleze interesohen për të riun.

Juventus nuk e ka në listën e shitjes McKennie, por në rast se vjen një ofertë e parefuzueshme, do e “pleqëronin”. Tratativat nuk nisin për më pak se 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat