Inzaghi: Dzekon e doja unë te Interi

Futboll

Inzaghi: Dzekon e doja unë te Interi

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 17:23
Inzaghi: Dzekon e doja unë te Interi

Çfarë mendoni për Dzeko, një qendërsulmues të cilin e ke sfiduar disa herë me Lazion kur luante te Roma?

Kjo është një nga pyetjet e shtruara në konferencën për shtyp Simone Inzaghi, trajneri i Interit, në prag të ndeshjes kundër Genoa, e para e Serie A 2021/22:

“Dzeko është një lojtar që kam takuar gjatë gjithë këtyre viteve dhe ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim.

Përtej situatës që është krijuar me Lukakun, ai ishte një kërkesë e qartë nga unë.

Nesër ne e dimë që Lautaro dhe Sanchez do të mungojnë dhe përveç kësaj një lojtar tjetër do të arrijë për të përfunduar repartin.

Pastaj unë kam Pinamonti dhe Satriano të cilët janë stërvitur shumë mirë në këto 45 ditë dhe unë gjithashtu kam Calhanoglu, të cilin mund ta zhvendos përpara nëse është e nevojshme”.

Për momentin, duke pasur parasysh vështirësitë në arritjen e Duvan Zapata, Interi është përqendruar kryesisht në dy emra: Joaquin Correal nga Lazio dhe Marcus Thuram i Gladbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat