Skuadra me renome malazeze i frikësohet shqiptarëve 

Futboll

Skuadra me renome malazeze i frikësohet shqiptarëve 

Nga: K.Goca Më: 20 gusht 2021 Në ora: 17:57
Aleksandar Nedoviç

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi nuk ka pësuar asnjë humbje dhe nuk ka pësuar asnjë gol në katër ndeshjet e para, ka tri fitore e një barazim në elitën e futbollit malazeze, me goldallimin 6:0.

Deçiqi renditet në vend të dytë me 10 pikë, dy me pak se lideri Sutjeska nga Nikshiqi, ndërsa Buduçnosti nga Podgorica është në pozitën e gjashtë me 4 pikë.  

“Ata pasohen nga një vizitë me një ekip që ka ambicie të larta dhe po luan mirë në fillim, Deçiqi është i pamposhtur dhe i motivuar maksimalisht për të treguar kundër kampionëve se synimet nuk janë joreale”, shkruan mes të tjera “Vijesti”.

"Pritjet janë gjithmonë më të larta.  Do të luajmë për tre pikë. Mendoj se kishim një javë pune cilësore dhe se fitorja ndaj Podgoricës solli edhe më shumë entuziazëm për të gjithë klubin”, tha mes të tjera trajneri i klubit me renome Buduçnosti, Aleksandar Nedoviç.

Buduçnosti ka luajtur 17 herë me ekipin nga Tuzi (14 fitore, dy barazime, një humbje), por Deçiç është më i mirë se kurrë këtë sezon.
Ndeshja Deçiq - Buduçnosti do të luhet të shtunën nga ora 20.30. Buduçnosti frikësohet nga skuadra shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat