Vajzat kuqeblu kalojnë në turin e dytë të Champions-it

Futboll

Vajzat kuqeblu kalojnë në turin e dytë të Champions-it

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 22:57
Vajzat kuqeblu kalojnë në turin e dytë të Champions-it

Vllaznia bën një paraqitje dinjitoze në Ligën e Kampionëve për femra, pasi ia doli të eliminojë hungarezët e Ferencvarosit pas gjuajtjes së penalltive dhe të kualifikohet për në turin e dytë eliminator të këtij kompeticioni.

Sfida e turit të parë u luajt me një ndeshje të vetme dhe as 90 minutat, por as 30 të tjerat shtesë nuk prodhuan fitues, pasi asnjë prej skuadrave nuk ia doli të dërgojë topin në rrjetë.

Një meritë të veçantë për këtë barazim, ka padyshim edhe portierja spanjolle e Vllaznisë, 26-vjeçarja James Buhigas, e cila bëri një pritje fantastike në sekondat e fundit të shtesës dhe më pas tregoi aftësitë e saj edhe gjatë ekzekutimit të penalltive.

Vajzat e Ferencvaros goditën 4 penallti, por shënuan vetëm një, pasi një tjetër përfundoi mbi portë dhe dy u pritën nga spanjollja që mbronte portën kuqeblu. Nga ana tjetër vajzat shkodrane u treguan të sakta në të tre penalltitë që ekzekutuan dhe festuan kalimin në turin tjetër, ndërsa tani janë në pritje për të mësuar kundërshtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat