Klopp: I lumtur që luajmë në shtëpi

Futboll

Klopp: I lumtur që luajmë në shtëpi

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:03
Klopp: I lumtur që luajmë në shtëpi

Sot Liverpuli do të luajë ndeshjen e parë të sezonit në “Anfield Road”. Në prag të sfidës me Bërnlejn, e programuar në orën 13:00, trajneri Jurgen Klop foli në konferencë për shtyp duke kujtuar sfidën e janarit të kaluar kur ekipi i tij u mund pikërisht nga rivalët e sotëm.

“As që e mendoj atë takim. Ishte një ndeshje e çuditshme, ata fituan me meritë, ndaj duhet të kemi kujdes që të mos përsërisim gabimet që na kushtuan shumë. Tani do të përpiqemi të luajmë ndeshjen më të mirë para tifozëve pas 530 ditësh që kemi qëndruar larg tyre për shkaqe që tashmë dihen.

Duhet të luajmë pozitivisht sepse nuk ka asgjë të sigurt. Ajo që është e sigurt është fakti se të gjithë te Liverpuli e presim me padurim ndeshjen përpara publikut tonë”, tha tekniku gjerman, në fjalën e të cilit nuk mund të mungonte një koment në lidhje me rikthimin e Virxhil van Dajkut që rikthehet pas thuajse një viti mungesë që nga dëmtimi në gju në derbin e sezonit të kaluar. Lidhur me kapitenin, Klop deklaroi:

“Van Dajk gati? Nuk befasohem. Ai ka nisur të stërvitet që një muaj më parë. Me punën për rehabilitimin ishte parasezoni më i gjatë i të gjitha kohërave.

Ai luan sikur po bën stërvitje. Virxhil është një lojtar i mirë, jam shumë i lumtur që e kam përsëri të disponueshëm”. Batuta e fundit kishte lidhje me rinovimin e Hendersonit. Klop shmangu përgjigjet duke deklaruar se nuk ka asnjë të re në lidhje më këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat