Dy sezone më parë nuk kishin konkurrentë

Futboll

Dy sezone më parë nuk kishin konkurrentë

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 11:15
Dy sezone më parë nuk kishin konkurrentë

Për kohë me radhë kemi trumbetuar me të madhe faktin që shqiptarët po pushtojnë futbollin italian dhe numrat janë kokëfortë.

Është e vërtetë që ka një prani të lartë dhe të shtuar në vitet e fundit si në elitë ashtu edhe në Serinë B. Problemi është se në fillimin e këtij sezoni futbollistik, jo të gjithë e kanë të sigurt vendin e titullarit në skuadrat e tyre.

Sipas raportimeve të mediave italiane (“Gazzetta dello Sport” dhe “Sportmediaset”) ku publikohen formacionet e skuadrave për javën e parë të kampionatit, bie në sy fakti që dy portierët Tomas Strakosha dhe Etrit Berisha do ta nisin nga stoli. Janë dy portierët e parë të Kombëtares shqiptare, situata e të cilëve ka ndryshuar në mënyrë të befasishme dhe të çuditshme.

Dy sezone më parë nuk kishin konkurrentë në ekipet e tyre dhe rivalizonin njëri-tjetrin për portën e Kombëtares. Tani i vetmi që po luan është Gentian Selmani, në kategorinë e parë turke.

Sigurisht që nuk përjashtohet mundësia që si Tomasi ashtu edhe Etriti ta përmbysin situatën dhe të marrin vendin e titullarit te Lacio dhe te Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat