Harrohen gjyqtarët e pavarësisë nga drejtuesit e federatës 

Futboll

Harrohen gjyqtarët e pavarësisë nga drejtuesit e federatës 

Nga: Ilijaz Spahiu Më: 21 gusht 2021 Në ora: 12:14
Harrohen gjyqtarët e pavarësisë nga drejtuesit e federatës 

Reagim!  Harrohen gjyqtarët e pavarësisë nga drejtuesit e federatës me rastin e shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë së futbollit.
Me rastin e 30 vjetorit të shënimit të pavarësisë së futbollit kosovar, në sallat, klasët e shkollës fillore ‘Asim Vokshi’ në Prishtinë, nën patronat të Federatës se Futbollit dhe Agim Ademit u mbajt  "akademia" jubilare  e pavarësimit të futbollit të Kosovës.

Si në 10, 20 vjetorin, po ashtu edhe me rastin e 30 vjetorit jubilar të shënimit të datës historike 20 gushtit 1991, drejtuesit e federatës dhe Agim Ademi, me pinjolin e tij Gafur Kabashi, injoruan gjyqtarët e pavarësisë, duke mohuar me këtë rast edhe sakrificën dhe kontributin titanik në ndarjen e drejtësisë gjatë pavarësisë së futbollit.  

Gjyqtarët, trajnerët dhe futbollistët ishin fronti, vija e parë operative e rezistencës dhe mbarëvajtjes së garave gjatë pavarësisë së futbollit kosovar! Si nuk ju vjen turp drejtuesve të tanishëm të federatës, atyre të pavarësisë dhe drejtuesve të 10, 20 dhe 30 vjetorit, që të injorizojnë në veçanti me gjyqtarët, pa të cilët asnjë ndeshje nuk kishte mund të drejtohet, dhe të cilët, gjyqtarë ishin të parët në shenjestër të policisë okupatore, dhe shumica prej tyre u rrahën, u burgosen dhe kishte edhe të vrare. 

Me lajka dhe me një të ashtuquajtur  "akademi"  nuk respektohen themeluesit e pavarësisë së futbollit, të një armate sportistësh, që ishin të vendosur me çdo pasoj të jetësojnë pavarësinë e futbollit dhe të vendosin vet për sportin, futbollin dhe shtetin e tyre të Kosovës.

A e dijnë "zotërinjtë fjala akademi çfarë përmbajtje organizative ka, a e din çfarë agjende ka akademia, a e dinë se organizimi jubilar i një ngjarje të emëruar si akademi, paraprin agjendën, ku përfshihen të gjithë protagonistët e pavarësisë së futbollit, si; gjyqtarët, futbollistët, trajnerët, delegatët, komisarët e garave, gazetarët dhe drejtuesit, anëtarët e kryesisë, bordit të federatës?! Çka ndodhi në "akademinë" e 30 vjetorit të pavarësisë së futbollit? Ndodhi që ata më së paku kishin meritë në pavarësinë e futbollit u tubuan në një ambient, sallë, klasë dhe vodhën meritat dhe gjithë sakrificën e armatës së akterëve të pavarësisë së futbollit.

Nuk me duhet mirënjohja, kur nuk tregohet respekt për çdo kohë, gati 30 vite nga pavarësia e futbollit kosovar, asnjëherë më parë nuk u kujtuan nga drejtuesit e federatës së tanishme dhe të pasluftës që edhe me një biletë dhe një kafe, e koktej të nderohen dhe respektohen protagonistet kryesor të pavarësisë së futbollit! Çfarë lajkash dhe  thurrje lavdatash, për arritjet në futbollin kosovar të tanishëm, kur harrohen për 30 vite armata e pavarësisë së futbollit!

Injoranca ka emrin e të paditurve, lakmitarëve dhe uzurpatorëve të futbollit të Kosovës, ngjajshëm si atëherë edhe sot  injorohen vlerat, punëtorët dhe brezat me meritorë që dhanë dhe po japin për futbollin e Kosovës! Nuk sakrifikuam atëherë, që këta musketaret e sotit të Agimit “të uzurpojnë dhe masakrojnë" vlerat e futbollit kosovar! TURP!!!
Autori është gjyqtar i pavarësisë së futbollit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat