Fonseca: Isha gati të firmosja me Tottenhamin

Futboll

Fonseca: Isha gati të firmosja me Tottenhamin

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 15:36
Fonseca: Isha gati të firmosja me Tottenhamin

Ish -trajneri i Romës, Paulo Fonseca, është ende në kërkim të një ekipi. Portugezi ishte një hap larg Tottenham-it, pastaj ardhja e Fabio Paratici (të cilin Fonseca nuk e përmend, megjithatë) si drejtor në klubin londinez i ndryshoi gjërat.

Tekniku shfryu në mikrofonët e “SIC”, një stacion televiziv portugez: “Me Tottenham gjithçka ishte gati, çdo pengesë ishte kapërcyer.

Por, me ardhjen e menaxherit të ri të përgjithshëm, u shfaqën probleme.

Unë nuk mund t’i vë në dyshim idetë dhe vlerat e mia vetëm për të trajnuar një ekip të madh. Me ardhjen e menaxherit të ri të përgjithshëm, gjërat papritmas ndryshuan dhe nuk ishte e mundur që unë të isha pjesë e një projekti teknik, që nuk kishte më mirëbesim reciprok”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat