Klopp “zhduk” Xherdan Shaqirin

Futboll

Klopp “zhduk” Xherdan Shaqirin

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 18:11
Klopp “zhduk” Xherdan Shaqirin

Liverpool fitoi pastër 2-0 në ndeshjen e dytë të Premier League përballë Burnley, me nga një gol në secilën pjesë.

Portugezi Diogo Jota ishte ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të, ndërsa 10 minuta më vonë edhe Mohammed Salah gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR, që e gjeti sulmuesin egjiptian në pozicion jashtë loje.

Goli i dytë për skuadrën e Jurgen Klopp do të mbërrinte shumë minuta më vonë, kur Sadio Mane në minutën e 69 shënon golin e qetësisë.

Ndërkohë, në këtë takim mungonte si në fushë, ashtu edhe në stol sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Shaqiri është nxjerrë në shitje nga Liverpool dhe mediat britanike kanë raportuar se lojtari ka arritur marrëveshjen me Lion, por oferta financiare e francezëve është vlerësuar si shumë e ulët nga ana e skuadrës angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat