Poggi: Ne humbëm një brez të tërë tifozësh

Futboll

Poggi: Ne humbëm një brez të tërë tifozësh

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 11:32
Poggi: Ne humbëm një brez të tërë tifozësh

Shumica e klubeve festojnë titujt dhe promovimet në një kategori më lart, në një autobus të hapur.

Në Venecia, ata e bëjnë atë në një gondolë. I zhytur në histori e kulturë, dhe i njohur globalisht për madhështinë e tij arkitektonike dhe rrugët ujore të dallueshme, qyteti italian normalisht nuk është i lidhur me klubin e tij të futbollit. Sidoqoftë, pas tri falimentimeve në 10 vjet – që e dërgoi klubin në nivelin e katërt të futbollit italian – kjo mund të ndryshojë këtë sezon. I promovuar në Serie A pas një mungese 19-vjeçare, Venezia FC është në rritje pas një periudhe të trazuar në historinë e klubit.

Me dhjetë futbollistë në ndeshjen e fundit të plejofit sezonin e shkuar ndaj Cittadellas, Venezia shënoi gol në minutën e 93-të, që vulosi fitoren dhe kthimin në Serie A. Kjo shkaktoi skena gëzimi mes lojtarëve dhe stafit në stadiumin “Pier Luigi Penzo”. Ndërsa, lojtarët këtë promovim nuk e festuan me autobus, por me një paradë varkash duke u shëtitur në kanalet e qytetit në një festë unike të arritjes së tyre.

“Kjo është mënyra se si klubi gjithmonë festonte”, tha drejtori i Venezias dhe ish-sulmuesi Paolo Poggi.

“Në 12 vjetët e fundit klubi kishte shumë probleme. Ne humbëm një brez të tërë tifozësh, ne humbëm shpirtin e klubit. Nuk ishte e lehtë. Për fat ne jemi akoma këtu, por mund të kishte qenë ndryshe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat